Lajme

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 137 raste të reja

Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të dielën se në këtë periudhë kohore janë regjistruar 137 raste të reja pozitive. Në të njëjtën ditë, janë regjistruar 49 të shëruar.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 16891. 653 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë edhe 1572 raste aktive. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 80 mijë e 58 persona.