Kronika e Zezë

Një i vdekur dhe tre persona të lënduar, policia jep detaje nga incidenti i përgjakshëm në Batincë të Shkupit

Në oborrin e një objekti hotelerik në fshatin

Në oborrin e një objekti hotelerik në fshatin Batincë mbrëmë ka ardhur deri te një zënkë, pastaj edhe të shtëna dhe pastrim hesapesh me thikë. Një person më pas është vrarë, tre janë lënduar, ndërsa autori është në arrati.
Nga SPB- Shkup thonë se në ora 21:45 siç thuhet në buletinin e policisë, është lajmëruar se në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh. Naumi i Ohrit” është sjell i lënduar personi Sh.P (29) nga fshati Batincë e Shkupit me lëndime nga thika i cili për shkurt kohë ka ndërruar jetë.
Në ndërkohë, është sjell edhe N.S (28) nga Batinca, poashtu me lëndime, ndërsa me automjetin e Ndihmës së shpejtë në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” janë dërguar edhe M.S (39) nga Batinca i cili është lënduar me armë zjarri dhe I.G (25) nga fshati Batincë i cili është lënduar me thikë.
Sipas informatave të para, në oborrin e objektit hotelerik në Batincë, pronë e R.Xh. (27) nga fshati Cërni Vërv së pari ka ardhur deri te prishja e qetësisë dhe rendit publik, ndërsa më pas është përdorë armë zjarri dhe thikë.
Ekziston dyshimi se autori i mundshëm është N.Z nga fshati Batincë i cili është në arrati dhe gjurmohet pas tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe material i pashpërthyer. Ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.