Opinione

Një dobi nga shtyrja e afatit të regjistrimit!

Mes hutisë dhe demoralizimit eventual nga ana e

Mes hutisë dhe demoralizimit eventual nga ana e diasporës, për shtyrjen e afatit të regjistrimit në shtator të këtij viti, jepet edhe një mundësi brilante që diaspora shqiptare në ndërkohë deri atëherë të bën një hap tepër me rëndësi për të shtuar numrin edhe me tepër të shqiptarëve.

Bëhet fjalë për numrin e atyre prindërve shqiptarë që kanë fëmijë të lindur në shtetet e Evropës apo gjetiu dhe për arsye objektive apo subjektive deri tani nuk i kanë të regjistruar fëmijët e tyre në Librin Amë të qytetarëve apo Librin e Shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ç’FARË DUHET TË BËJNË PRINDËRIT TANI?!

MUNDËSIA E PARË: Së pari mund të drejtohen në përfaqësitë diplomatike-konsullore më të afërta në vendet ku jetojnë dhe të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve të tyre në rast se dy prindërit ose së paku njëri prind është shtetas i RMV-së dhe të furnizohen me certifikatë lindje të RMV-së, ku do jepet NUMRI AMË për personin në fjalë që me këtë me automatizëm futet në Librin Amë të të Lindurve apo bëhet shtetas i RMV-së.

MUNDËSIA E DYTË: Dy prindërit që gjinden në shtetin e jashtëm, të autorizojnë një familjar të afërm në RMV-së, (vëlla, motër, prind, kushëri, dajë, axhë apo një person të besueshëm) që në emër të prindërve që jetojnë në shtetin e huaj të mund të regjistroj fëmijën e tyre në Ofiqarinë e vendit ku jetojnë apo banojnë prindërit në RMV-së.

DOKUMENTAT E NEVOJSHME:

– AUTORIZIMI i të dy prindërve pranë ambasadës/konsullatës ose noterit zyrtar në shtetin ku jeton për personin që do i përfaqësojë para organeve kompetente në RMV-së,

– ÇERTIFIKATËN origjinale të fëmijut apo ÇERTIFIKATAT origjinalë të fëmijëve (në rast se kanë më tepër fëmijë të paregjistruar) nga shteti i huaj ku kanë lindur.

– Dokumenti (certifikata/t) i dërgohen në vendlindje me postë apo forma tjera në ORIGJINAL, ku së pari bëhet përkthimi nga ana e një përkthyesi zyrtar gjyqësor, notarizohet dokumenti apo dokumentet në fjalë dhe personi i autorizuar nga prindërit i dorëzon në Ofiqarinë e vendit ku jetojnë për regjistrim.

Me këtë hap, Ju do të kryeni edhe një obligim shtesë për rritjen e numrit të shqiptarëve në RMV-së. Mbetet që ju të bëni hapin e shpejtë dhe njëkohësisht do t’i furnizoni fëmijët tuaj me dokumente të vendit ku jemi Den Baba Den.

PS: Sipas gjitha të dhënave, numri i fëmijëve të paregjistruar nga RMV-ja që kanë lindur vetëm në shtetet e Evropës dhe janë të paregjistruar në Librat Amë është diku prej 20 deri 30 mijë vetë.