Showbiz

Një delegacion i Aleancës së Bashkuar dhe Alternativës vizitojnë Lëvizjen Vetëvendosje

Gjatë ditës së sotshme, një delegacion i përbër

Gjatë ditës së sotshme, një delegacion i përbërë nga udhëheqës të Aleancës së Shqiptarët dhe Alternativës, kanë vizituar në selinë qendrore në Prishtinë Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insjderi.

“Sot në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë pritëm një vizitë prej udhëheqësve nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, subjekte që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një faktor i rëndësishëm e shpresëdhënës shqiptar”.

Në këtë takim u fol për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ku përfaqësues të Alternativës dhe Aleancës së Shqiptarët shpalosën përvojat e tyre, dhe shprehen optimizmin e tyre në lidhje me rezultatin zgjedhor që pala shqiptare do të korr në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Në takim u shkëmbyen përvoja e ide të rëndësishme për shqiptarët e për rajonin. Kryetari i ASH, Zijadin Sela shprehu optimizmin e tij për rezultatin zgjedhor duke vënë në pah organizimin dhe vendosmërinë e votuesve shqiptarë në RMV për ndryshim, pas 18 vitesh me subjektet e vjetra. Kryetari i AA, Afrim Gashi shprehu nevojën për një përfaqësim cilësor të shqiptarëve, të cilët nuk duhet të reduktohen në numra e poste, por duhet të çojnë përpara edhe programin ekonomik, social, arsimor e kulturor në të mirën e shqiptarëve. Kryetari Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij shprehën vlerësim për programin e për qëndrimet e koalicionit ASH-AA, dhe uruan mbarëvajtje e përfaqësim të suksesshëm në zgjedhjet të cilat do të mbahen në 15 korrik”./Insajderi.com