Lajme

Një burrë dhe një grua rrahin një vajzë në qytetin e Pejës, policia jep detaje (VIDEO)

Një burrë dhe një grua kanë rrahur një vajzë të

Një burrë dhe një grua kanë rrahur një vajzë të shtunën në qytetin e Pejës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se lidhur me këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje, ai bëri të ditur se dy të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Nëa Terezë’, Policia ka hasur në një rrahje që ishte në progres me  ç’rast ka arrestuar dy të dyshuar ndërsa viktima është dërguar në tretman mjeëkor. Pas konsultimit me prokurorin, dy të dyshuarit do  të dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësur si ‘lëndim i lehtë’ “, tha Gashi./Insajderi.com