Lajme

Një 9-vjeçar në Britani të Madhe dyshohet se ka vdekur nga goditja e rrufesë

Një fëmijë nëntëvjeçar ka vdekur, pasi dyshohet

Një fëmijë nëntëvjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja derisa ishte duke bërë stërvitje të futbollit në Lancashire të Britanisë së Madhe, transmeton Insajderi.

Policia e Lancashire, ka thënë se ai ishte dërguar në spital, por nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra.

Nga Spirit of Youth Junior FC, ekipi i cili e përdorë këtë fushë, ka thënë se djali ishte duke bërë stërvitje private, shkruan ‘BBC’.

“Incidenti tragjik ndodhi në shtëpinë tonë në fushat e lojës së Edge, por nuk ishte gjatë një seance trajnimi të klubit”, ka thënë sekretari i klubit.

Policia ka deklaruar se hetimet janë duke u zhvilluar akoma për rastin, por dyshohet se djali ishte goditur nga rrufeja.

Sekretari i klubit Daniel Pack, ka thënë se ata janë duke bashkëndjerë me familjen dhe se rasti është shumë i rëndë për ata. /Insajderi.com