Maqedoni

Nisma për kongres në VMRO: Mickoski të jep dorëheqje tani!

Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së ka reaguar pas votëbesimit të qeverisë mbrëmjen e djeshme. Ata kërkojnë sërish dorëheqje nga lideri aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Nisma kritikon deklaratat e Mickoskit për posedim të shumicës parlamentare.

“Kryetari aktual Hristijan Mickoski duhet të vërë interesat e shtetit dhe partisë para interesave të tij dhe të lërë pozicionin që mban përpara se të bëjë dëm shtesë. Dje, çdo anëtar i ndershëm i VMRO-DPMNE-së priste triumf. Të gjithë i besonin te kryetari aktual Mickoski, të gjithë pritën shumicën e re parlamentare, për të cilën ai thoshte se e posedon për votën e mosbesimit për Zoran Zaevin”

The post Nisma për kongres në VMRO: Mickoski të jep dorëheqje tani! appeared first on Alsat.