Lajme

Nisin tubimet partiake, Arban Abrashi publikon foto me përkrahës të LDK’së

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka publikuar fotografi nga një tubim me përkrahës të partisë së tij.

Abrashi e ka quajtur LDK-në “kala e pamposhtur” në postimin e tij në Facebook.

“Nga vendi i ngjarjes. LDK vazhdojmë #ldkkalaepamposhtur”, ka shkruar Abrashi.

Në anën tjetër, dega e LDK-së në Mitrovicë ka reaguar pasi Faton Peci, këshilltari u.d të Presidentit, Vjosa Osmani, tha se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan në Iniciativë.

Sipas tyre dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre nuk janë LDK.

“Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjosës dy kryetarë nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë”.