Lajme

Nishani: Komisioni për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë, akt i radhës i tradhtarit frikacak

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokr

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, e ka cilësuar si një tjetër shfaqje qesharake ngritjen nga ana e maxhorancës së Komisionit Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veri të vendit.

Ndërkohë që sipas Nishanit, ‘Qeveria e Rilindsit prej 8 (tetë) vitesh duhet të kishte ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundë atij Raporti dhe kundër spekulantit Dick Marty.’

Reklamo bizensin tuaj ketu

‘Rilindsi, mbartësi i tezës së ndarjes së territoreve të Kosovës dhe dhuruesi i 12 (dymbëdhjetë) miljeve det arbëror, po ngre një fasadë tjetër për të fshehur tradhëtitë e rënda që nuk mund të fshihen.

Komisioni Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veriun e vendit është veçse shfaqja qesharake e rradhës prej tradhëtarit frikacak.

Qeveria e Rilindsit prej 8 (tetë) vitesh duhet të kishte ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundë atij Raporti dhe kundër spekulantit Dick Marty.

Por Rilindsi ishte i zënë me akuzat dhe paditë kundër Kryeministrit të Kosovës dhe Gjeneralit të UÇK, Ramush Haradinajt dhe nuk kishte kohë të denonconte Dick Marty dhe shpifjet e tij.

Megjithatë “më mirë vonë se kurrë” thotë një fjalë e urtë shqiptare.

Le ta bëjë tani, urgjent, menjëherë akuzën ndaj atij Raporti shpifjesh dhe vetë shpifësit.

Nuk ka nevojë për teatër qesharak në Parlamentin sharlatan monist të rilindsave.

Nëse është i zoti, nëse ka kurajo, nëse nuk është peng i qarqeve shoviniste serbe, të shkojë sa më parë në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut kundë Raportit dhe vetë Dickut !

Të tjera janë bullshit ! ‘


Etiketa: , , ,