Lajme

Nis sot vaksinimi ndaj Covid edhe në Greqi – Reagimi i Mitsotakis pas injektimit (VIDEO)

Greqia është shteti i radhës në BE që fillon kë

Greqia është shteti i radhës në BE që fillon këtë diel vaksinimin masiv ndaj Covid-19.

E para që e bëri vaksinën në spitalin Evangelismos në Athinë, është infermierja Efstathia Kampisiouli.

Në fotografinë që po qarkullon në mediat fqinje, Kampisiouli tregon falë shenjës “Ok” se gjithçka ka shkuar për mrekulli. “Nuk kam asnjë frikë dhe dyshim, kam bërë shumë vaksina në jetën time”, – u shpreh infermierja pas vaksinimit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u vaksinua i dyti, dhe fjalët e tij të para ishin: Plotësisht pa dhimbje!  Mitsotakis e cilësoi ditën e sotme si një ditë të rëndësishme, falë së cilës të gjithë qytetarët grekë duhet të jenë optimistë, për një të ardhme më të mirë.

Brenda kësaj të diele pritet gjithashtu të vaksinohen një mori zyrtarësh, ku përfshihet presidentja Katerina Sakellaropoulou dhe kryetari i Parlamentit Konstandin Tassoulas.

Risjellim në vëmendje se 9,750 doza të “Pfizer” janë shpërndarë në Greqi për vaksinimin e moshave dhe grupeve me përparësi. BE ka premtuar ndërkohë se deri në mars shteti shteti helen do të marrë mijëra doza të tjera, në kuadër të luftës pandemike.


Etiketa: , , ,