Maqedoni

Nis në Kuvend debati për ligjin kundër ndotjes së ajrit

Një vit pasi u dorëzua në Kuvend, filloi debat

Një vit pasi u dorëzua në Kuvend, filloi debati për zgjidhjen ligjore për cilësinë e ajrit. Ndalesa e parë ishte Komisioni për Çështje Evropiane, në të cilin deputetët debatuan se cili komision është kryesor për ligjin në fjalë.

Me të vërtetë nevojitet të koordinohemi me Komisionin e Transportit dhe pastaj të vazhdojmë. Nuk kërkojmë pauzë, kërkojmë ndërprerje për këtë pikë’ deklaroi Marija Petrushevska, VMRO DPMNE

 Ne nuk po e shqyrtojmë çështjen si komision i interesuar, por si komitet amë, për këtë arsye, nuk mund ta shtyjmë seancën’ pohoi  Arbër Ademi- BDI

 

Me 8 vota për deputetët, e votuan nevojën e miratimit të ligjit, i cili duhet të shkojë në seancë parlamentare e më pas të vijojë debati rreth amendamenteve. Ligji i ri përcakton kur përqendrimi i ndotjes është i lartë, institucionet nuk duhet të presin rekomandime, por të kenë detyrë ligjore për të reaguar. Komunat, institucionet dhe ndërmarrjet e biznesit do të marrin udhëzime se çfarë do të duhet të bëjnë për ta zvogëluar ndotjen. Tejkalimi i pragut prej 163 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër, për dy ditë me radhë, do të konsiderohet alarmante. Në parlament, sot u shqyrtuan tre ligje tjera nga Ministria e mjedisit. Komisioni për transport, lidhje dhe mjedis ka miratuar nevojën për t’u miratuar ligjet për kontrollin e emetimeve gjatë përdorimit të benzinës, për shtigje malore dhe mbrojtjen e zhurmës në mjedis.

Igor Stefanovski

The post Nis në Kuvend debati për ligjin kundër ndotjes së ajrit appeared first on Alsat.