Lajme

Nis mbledhja e LDK-së, pritet zyrtarizmi i kandidatit për kryeministër

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokra

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit për kryeministër nga kjo parti.

Duke hyrë në ambientet e objektit të LDK-së deri tash janë parë të kenë hyrë Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Gazmend Muhaxheri, Lumir Abdixhiku e Muharrem Sfarqa.

Tashmë janë disa emra që janë diskutuar në opinion si kandidatë potencial për kryeministër.

Në mesin e tyre është kryeministri Avdullah Hoti, nënkryetari Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku./Insajderi.com