Shqipëri

Nis ‘Defender Europe 2021’ në Durrës – stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s që prej Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur n

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Durrësi në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 2021” të NATO-s.

Rama thotë se kjo stërvitje është e veçantë pasi shënon një ngjitje të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n.

Ai garanton se Shqipëria pavarësisht se në forca numerike nuk i ofron shumë aleancës, qëndron besnikërisht krah tyre.

“Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm , i punës së përbashkët. Është pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. I vlerësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera, fakti është se mund të jenë edhe më të shkëlqyera falë një besimi të madh, ndërveprimi reciprok. moment historik për ne, na mbush me krenari e përgjegjësi, do vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush, si një vend që nga pikëpamja numerike nuk ju ofrojmë shumë, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë të veçantë për botën tonë. Dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë, brenda kësaj aleance”, tha Rama.