Maqedoni

Nikollovski: Do të formoj ekip profesionistësh për luftë kundër korrupsionit dhe resurset njerëzore

Raportet e Entit Shtetëror të Revizionit, nuk

Raportet e Entit Shtetëror të Revizionit, nuk do të mbeten më vetëm në letër, tha në konferencë për media, zv/kryeministri Lupço Nikollovski. Ai tha se do të krijojë bazë ligjore që ata të merren parasysh.

“Me siguri nuk prisni që një ekip prej 3 vetave të rishikojnë raportet. Duhet të paketoni pritshmërit. Nuk mund të pritni që ne t’i lexojmë raportet. Unë kam thënë qartë se nuk mundet që këto raporte, vetëm formalisht të miratohet në qeveri dhe në to të kemi konkludime dhe rekomandime, bazë për punë të papërgjegjshme dhe lëshime, ka institucione që kanë shumë humbje dhe janë formuar nga qeveria, duhet të bëjmë presion që kuadrot përgjegjëse të fokusohen në punën që duhet të arrijnë, dhe të ndërmarrin masa në përputhje me raportet e revizionit. Unë flas për një sistem kur ata raporte të revizionit seriozisht të merren parasysh. Kemi pasur takim me drejtorin e Revizorit dhe kemi diskutuar për kapacitetin që duhet të ndërtojmë dhe mbështetjen që duhet ti japim”, deklaroi Nikollovski.

Nikollovski rikujtoi edhe një herë se do të punojë për reduktimin e pushtetit të politikanëve. Ai paralajmëroi formimin e një ekipi profesionistësh i cili për disa muaj do të bëjë analizë të hapave që duhet të ndërmerren dhe të përpilojë korniza ligjore të çështjeve që duhet të ndryshohen.

“Për të drejtat diskrecionale duhet të kemi analizë thelbësore dhe të propozojmë ndryshime, të reduktojmë keqpërdorimet dhe mundësitë për korrupsion dhe krim. Puna e parë që do të bëj është të propozoj ekip në qeveri që do të fillojë në skenimin dhe detektimin e të gjitha ligjeve dhe propozim masash që do të skanoj për kufizimin dhe uljen që të ulim të drejtat diskrecionale dhe keqpërdorimet. Në ekip do të ketë profesionistë nga të gjitha fushat dhe kredibilitet dhe integritet për këtë punë. Në muajt e ardhshëm të rezultojë me korniza ligjore.”Raportet e Entit Shtetëror të Revizionit, nuk do të mbeten më vetëm në letër”, tha në konferencë për media, zv/kryeministri Nikollovski.