Bota

Nicolas Sarkozy para gjykatës, përballet me akuzat për korrupsion dhe lidhje me Muammar Gaddafin

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, këtë të hënë do të dalë në gjyq ku do të përballet me akuzat për korrupsion dhe pretendimet e shpenzimeve të lidhura me fushatën e tij zgjedhore në vitin 2012, kur garonte për mandatin e tij të dytë për president.

Politikani i krahut të djathtë ka qenë subjekt i disa hetimeve për  korrupsion ndërsa drejtoi Francën midis viteve 2007 dhe 2012. Gjyqi aktual do të përqendrohet në ‘Çështjen e Bugging’, në të cilën ai dhe avokati i tij akuzohen për përpjekjet për t’i dhënë ryshfet një magjistrati i lartë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Akuza të tjera përfshijnë pretendimin se Sarkozy mori mbi 50 milionë euro fonde për fushatë nga udhëheqësi libian Muammar Gaddafi dhe se ndërsa ishte president ai përfitoi nga marrëveshjet e armëve në Pakistan.

Çështja u bë me dije pasi hetuesit përdorën përgjime telefonike për të shqyrtuar pretendimet se lideri i ndjerë libian Muammar Gaddafi financoi fushatën e suksesshme të Sarkozy për presidencën në 2007.

Avokatët e Sarkozy kanë argumentuar se gjyqtarët që po hetojnë tejkaluan kompetencat e tyre duke përgjuar bisedat e tij midis shtatorit 2013 dhe marsit 2014, duke shkelur komunikimin e avokatit dhe klientit. Sarkozy ka akuzuar Zyrën e Prokurorisë Kombëtare Financiare se ka vepruar për motive politike.https://zeri.info/inarticle.html

inIsh-presidenti vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje. Sarkozy është ish-presidenti i parë francez që gjykohet për korrupsion dhe çështja është përshkruar si ‘historike’ nga mediat franceze./Euronews