Sport

Ngritja e një legjende: Meçi i parë i Tyson si 13 vjeçar kur u desh të gënjenin se është 18 vjeç

Mike Tyson kishte shkaktuar reagime të shumta te ekipi kundërshtar kur zhvilloi meçin e tij të parë të regjistruar teksa ishte vetëm 13 vjeçar.

Asokohe, ai peshonte mbi 80 kilogramë, ashtu që trajneri i tij, Teddy Atlas, ia rregulloi meçin e parë ndaj një kundërshtari 17 vjeçar.

Organizatorët refuzuan të pranon se ‘Iron Mike’ është aq i ri në moshë, ashtu që trajneri u desh të gënjente duke thënë se është 18 vjeç.

Dueli duhej të ishte miqësor, mirëpo trajneri i boksierit kundërshtar kishte reaguar pas nokautit që Tyson i kishte bërë rivalit të tij.

“Djaloshi tjetër përpiqej që ta nokautonte. Prandaj, brenda një minute, Mike e bëri të huqte dhe gjithçka mori fund. Ai e nokautoi këtë 17 vjeçar. E goditi me tri kombinime të njëpasnjëshme. Përnjëherë, e mbështeti për litarë. E lëndoi dhe ai u mbështet për litarësh”.

“Mirëpo, menjëherë pas ndodhi një problem, sepse trajneri i tij hyri në ring për ta sulmuar Mike. Unë shkova menjëherë pas tij. Unë isha babai i tij, vëllai i tij i madh, çfarëdo që ta quani… Hyra në ring shkova te trajneri dhe e kapëm njëri-tjetrin për fyti”.

“E shtyra dhe ai u tërhoq, Mike më tha: ‘Çfarë do të ndodhë?’ Ishte akoma fëmijë. I thash: ‘Asgjë. Asgjë nuk do të të ndodhë ty’”, ka rrëfyer trajneri Atlas, me të cilin Tyson fitoi dy medalje të arta Olimpike për të rinj.