Kosovë

Ngjarje sikurse të Astrit Deharit kishte edhe gjyshi i tij

Avni Dehari babai i Astrit Deharit rrëfen se s

Avni Dehari babai i Astrit Deharit rrëfen se si babi i tij u zhduk në burg kur ai ishte vetëm 2 vjeçar.

Ai rrëfen një ngjarje tragjike se si pushteti i atëhershëm ia burgosi babain i cili nuk u kthye më asnjëherë i gjallë.

“Dy vjet kur i kam pasur si fëmijë babin tim e kanë arrestuar dhe nuk e dimë më çfarë ka ndodhur me të”, tregon Dehari, shkruan InFokus.

“Unë jam rrit pa babë, vëllau im ka lindur 6 muaj pasi është mbyllur babai në burg” rrëfen Dehari.

Kujtojmë se të njëjtin fat si të gjyshit të tij e kishte edhe Astrit Deharit i cilu u arrestua nën akuzën për tërrorizëm dhe më pas vdiq në burg – nën rrethana ende shumë të paqarta./Insajderi.com