Showbiz

Ngjarje e rëndë në Turqi: Bashkëshortja e futbollistit Emre Asik angazhoi vrasës me pagesë për ta asgjësuar burrin e saj

Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur së fundmi mediat dhe opinionin publik në Turqi.

Bëhet fjalë për një vrasje në tentativë nga ish-futbollistit të njohur turk, Emre Asik, i cili ka luajtur në Galatasaray.

Është bërë e ditur se bashkëshortja e tij, Yagmur Asik ka punësuar një vrasës me pagesë duke i ofruar plot 1,2 milion dollarë vetëm e vetëm për ta asgjësuar burrin e saj.

Çifti, të cilët kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2012, janë prindër të tre fëmijëve.

Vite më vonë, filloi të përflitet se Yagmur Asik kishte një lidhje jashtëmartesore, me çka çoi futbollistin në vendimin e menjëhershëm për të nisur procedura e divorcit.

Pasi mori vesh këtë, mediat turke shkruajnë se 27-vjeçarja deshi ta vriste futbollistin, teksa kjo gjë është konfirmuar te prokurorët e çështjes nga i dashuri i Yagmur, Erdi Sungur.

“Unë isha në një lidhje me Yagmur. Ajo po mendonte vetëm për pasurinë që do të trashëgonte pas vdekjes së Emres. Në fillim ma kërkoi mua ta vrisja, por unë nuk pranova. Më pas ajo siguroi shërbimet e një vrasësi me pagesë dhe kërkonte nga ai që t’ia zhdukte trupin. Por para se të ndodhte vrasja, vrasësi zbuloi gjithçka dhe ia tregoi Asikut”, ka rrëfyer i dashuri i saj, Erdi Sungur.

Si rrjedhojë, ky i fundit dhe Yagmur po mbahen në paraburgim dhe mbi ta rëndon akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

Emre Asik, tani 46-vjeç krenohet me një karrierë të suksesshme si futbollist i tri klubeve të mëdha turke: Fenerbahcen, Galatasaray dhe Besiktas, teksa ka luajtur edhe në ekipin e Kombëtares së Turqisë.