Kronika e Zezë

Ngjarje e rëndë në Prizren/ Goditet me thikë, humb jetën 15-vjeçari

Një 15-vjeçar në Prizren ka humbur jetën si pa

Një 15-vjeçar në Prizren ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje mes pesë të rinjve në këtë komunë.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Prizrenit e cila tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘Ylber Fanaj’ në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit.

Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren. /TCH/