Lajme

Nga të shtënat në Wisconsin të SHBA-së, tre persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur rëndë

Nga të shtënat në një tavernë në Wisconsin mbet

Nga të shtënat në një tavernë në Wisconsin mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, njoftoi policia, transmeton Insajderi.

Të shtënat ndodhën herët sot në Somers House Tavern në fshatin Somers, tha rreshteri i Qarkut Kenosha, David Wright, raporton Anadolu Agency (AA).

Personi i dyshuar që shtiu nuk u kap menjëherë. Wright tha se të shtënat duket se ishin një “incident i shënjestruar dhe i izoluar”, ndërsa autoritetet nuk besojnë se publiku i gjerë është në rrezik.

Zyrtarët janë ende duke punuar për të përcaktuar identitetin e personave të vrarë. Të dy personat e plagosur u dërguan në spitalet e zonës, tha Wright.

Rruga që çon drejtë tavernës u mbyll sot herët ndërsa zyrtarët po kryejnë hetimet. /Insajderi.com