Lajme

Nga sulmet armene me raketa, 21 persona kanë humbur jetën në Nagorno – Karabakh

Azerbajxhani akuzon Armeninë për vrasjen e 21 p

Azerbajxhani akuzon Armeninë për vrasjen e 21 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në një sulm me raketa pranë rajonit të diskutueshëm të Nagorno – Karabakhut, transmeton Insajderi.

Armenia të mërkurën menjëherë ka mohuar kryerjen e sulmit, ky është sulmi i dytë në dy ditë që Azerbajxhani thotë se vrau civilë në rrethin Barda afër vijës së frontit, raporton Al Jazeera.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Jerevani akuzoi gjithashtu forcat azere për sulme të reja vdekjeprurëse në zonat civile të Nagorno – Karabakhut, pasi të dy palët pretendojnë se tjetra po synon civilët pas disa javësh përplasjesh të ashpra.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Ria Novosti njoftoi se kryeministri armen Nikoll Pashinyan konfirmoi vendosjen e rojeve kufitare ruse përgjatë kufirit armenë me Nagorno – Karabakh.

“Nuk ka asgjë të veçantë në lidhje me këtë”, tha Pashinyan. “Rojet kufitare ruse kanë qenë në kufirin e Armenisë me Turqinë dhe Iranin … Tani, për shkak të zhvillimeve të fundit, rojet kufitare ruse janë gjithashtu në kufirin juglindor dhe jugperëndimor të Armenisë”, tha kryeministri armen. /Insajderi.com