Lajme

Nga shtrati? E dashura e Seldit publikon foton e parë me këngëtarin

Në muajin shtator Seldi bëri publike lidhjen e

Në muajin shtator Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë. Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

Ndërsa së fundmi Sindi ka publikuar fotografinë e parë që ka bërë me Seldin, si pjesë e sfidës “Më trego një foto”. Në foton që ajo ka publikuar shihet e ulur përkrah Seldit, teksa të dy kanë vendosur nga një maskë në fytyrë. Ndërkohë që të gjithë mund të prisnin foto nga ndonjë lokal apo ndonjë udhëtim që kanë bërë bashkë, në fakt ky është imazhi i parë i tyre si çift dhe prandaj nuk është shumë i zakonshëm.

Gjithashtu Sindi ka publikuar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me Seldin. Nga fotografia shihet se e fundit i ka dërguar ajo një meme në lidhje me koronavirusin dhe vihet re një video që Seldi i ka nisur asaj po nuk dihet për çfar bëhet fjalë.

Kujtojmë se para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, u shpreh Sindi.


Etiketa: , ,