Lajme

Nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Ukrainë, së paku 20 të vdekur

Nata e premte ka qenë e kobshme për shtetin ukr

Nata e premte ka qenë e kobshme për shtetin ukrainas në përgjithësi, dhe për ushtrinë ukrainase në veçanti, transmeton Insajderi.

Një aksident ajror ka ndodhur afër qytetit lindor, Chuhuyiv, nga rrëzimi i aeroplanit, kanë humbur jetën së paku 20 persona që ishin në bord, raporton “Euronews”. Konfirmimi për aksidentin, ka ardhur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Gjithashtu, nga ky aksident, kanë mbetur të humbur dy pasagjer, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Në bordin e aeroplanit, ndodheshin 24 persona, ku të gjithë ishin pjesë e ushtrisë ukrainase, disa ishin pilotë ushtarak si dhe kadetë të Universitetit të Forcave Ajrore “Kozhedub”.

Në anën tjetër, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale, ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme. /Insajderi.com