Lajme

Nga QKUK’ja raportojnë në Polici për një shtatzënë që dyshohet se është dhunuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga reparti i gjinekologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është raportuar se një grua është shtatzënë dhe dyshohet se është dhunuar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

“Vushtrri 14.12.2020 – 13:40. Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzëne dhe dyshohet se është e dhunuar. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.