Lajme

Nga QKUK’ja flasin për gjendjen e dy punëtorëve që u plagosën në tentim-grabitje

Dy punëtorët e një kompanie të sigurimeve që u plagosën më 8 mars në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit, në një tentim grabitje të armatosur, janë në gjendje stabile dhe po vazhdojnë të trajtohen në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Torakale në QKUK, Saudin Maliqi, i cili tha se njëri nga të plagosurit po trajtohet në këtë klinikë, ndërsa tjetri në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

Dy pacientët janë në gjendje stabile pas ndërhyrjeve kirurgjike që u janë bërë. Njëri është në Kliniken Torakale, kurse tjetri në Mjekim Intensiv.

Ata do të jenë të mbikëqyrur për së afërmi me përkujdesje mjekësore të duhur”, tha Maliqi.

Të plagosurit ishin duke transportuar para me një automjet të kompanisë në momentin që u plagosën.