Lajme

Nga përmbytjet e reshjeve të shiut në provincën Herat të Afganistanit, 14 persona kanë humbur jetën

Në provincën Herat në Afganistanin perëndimor,

Në provincën Herat në Afganistanin perëndimor, 14 persona humbën jetën në katastrofën e përmbytjes, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Guvernatorit të Heratit, Jaylani Farhad, në një deklaratë për shtyp tha se reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në rrethin Adrasken të Heratit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke deklaruar se 14 persona humbën jetën në përmbytje, Farhad gjithashtu tha se shumë kafshë u mbytën.

Nga ana tjetër, Farhad deklaroi se kishte një përmbytje në rrethin Uba të Heratit dhe nuk dihet ende nëse kishte ndonjë viktimë.

Duke u shprehur se shumë shtëpi u përmbytën, Farhad tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim vazhdojnë ende. /Insajderi.com