Lajme

Nga një aksident rrugor në Kabul të Afganistanit, së paku shtatë persona kanë humbur jetën

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën në një

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryen, njoftoi se dy autobusë udhëtarësh ishin të përfshirë në aksident, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se shtatë persona humbën jetën gjatë aksidentit, ndërsa 70 u plagosën, duke shtuar se në mesin e të vdekurve dhe lënduarve ka gra dhe fëmijë.

Aryen theksoi se shkaku i aksidentit ishte neglizhenca e shoferit.

Gjatë një aksidenti rrugor që më 23 prill ndodhi në provincën afgane Zabul, humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 persona u lënduan. /Insajderi.com