Showbiz

Nga mungesa e babait deri te sëmundja e nënës, Dafina Zeqiri rrëfen jetën e saj plot sfida

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri do të publikojë së shpejti albumin e saj të ri “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është shumë personal, pasi do të rrëfejë gjëra të rëndësishme të jetës së saj.



Dafina mes sfidave të shumta ka përmendur dhe sëmundjen e nënës apo dhe mungesën e babit në familje.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti do arrish shumë në jetë. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur ne, tre goca, vetëm. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin.

Dhe e di sa e vështirë është të jenë vetëm goca në një familje? Sa punë duhen bërë në shtëpi, e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dal si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina, duke lenë të kuptohet se ky është një prezantim i përmbajtjes së albumit.