Kult

Nga Koloseu tek ura e Londrës, imazhet e rralla nga një prej fotografëve të parë në histori

Afro 200 imazhe nga një prej fotografëve të pa

Afro 200 imazhe nga një prej fotografëve të parë të historisë, William Henry Fox Talbot, do të dalin në shitje në Nju-Jork muajin e ardhshëm, duke iu ofruar koleksionistëve një vështrim të rrallë në Britaninë e hershme Viktoriane.

Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby, e cila po merret me shitjen, koleksioni është padyshim pjesa më e rëndësishme e fotografive të shekullit të 19-të që kanë dalë në treg.

Imazhet përshkruajnë skena të brendshme dhe të jashtme, që mbulojnë arkitekturën dhe jetën e përditshme në vitet 1840.

Talbot, një shkencëtar dhe shpikës anglez, gjithashtu shkrepi portrete të ndryshme të anëtarëve të familjes dhe miqve, ndërsa eksperimentoi me teknologjinë e tij pioniere të kamerës.

Ofruar në ankand si një pjesë e vetme, koleksioni përfshin mbi 70 fotografi dhe tri albume me imazhe të shtypura. Ai gjithashtu përfshin versione të rralla të botimit të Talbot “Sun Pictures in Scotland” i cili dokumenton udhëtimet e tij nëpër Skoci, si dhe disa pjesë të veprës së tij të famshme “Lapsi i Natyrës”.

Më poshtë gjeni foto galerinë./a2/ KultPlus.com

The post Nga Koloseu tek ura e Londrës, imazhet e rralla nga një prej fotografëve të parë në histori appeared first on KultPlus.