Sport

Nga Italia në Tiranë me biçikletë/ Miqtë e De Biazit homazh për mjekët që luftuan me Koronavirusin!

Një iniciativë e veçantë është ndërmarrë nga n

Një iniciativë e veçantë është ndërmarrë nga një grup çiklistësh në Itali për nder të mjekëve dhe infermierëve që ndihmuan në luftën kundër COVD-it gjatë këtyre viteve.



Bëhet fjalë për disa miq të ish-trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi, të cilët gjithashtu jetojnë në Koneljano, aty ku banon edhe ish-tekniku i kuqezinjve.

Mësohet se ata kanë ftuar edhe De Biazin në këtë nismë, por ai nuk ka mundur të marrë dot pjesë për shkak se është i angazhuar me Kombëtaren e Azerbajxhanit.

Nisja është bërë sot dhe është përshëndetur edhe nga kryetari i bashkisë së Koneljanos. Ndërkohë mbërritja në Tiranë është llogaritur për në datën 17 gusht.