Kuriozitete

Nga frika që s’do ta pranonin, burri fshehu të dashurën sekrete për 11 vjet në shtëpinë e prindërve

Një burrë ka mbajtur fshehurazi në shtëpinë e prindërve të dashurën e tij sekrete, nga frika se ata nuk do të miratonin lidhjen e tyre.

Mes të tjerash Rahman Khani kishte lidhur dorezën e derës së dhomës së tij me rrymë elektrike për të mos lejuar që të hapej nga babai, nëna apo e motra.

34-vjeçari nga Kerala, në Indi, ishte arratisur me 28 vjeçaren Sajita, në vitin 2010 nga frika se marrëdhënia e tyre nuk do të pranohej nga komuniteti.

Ai më pas e futi fshehurazi të dashurën në shtëpinë e familjes në Ayiloor, ku jetuan së bashku për më shumë se një dekadë pa e marrë vesh asnjeri.

Rahman kyçte derën e dhomës së tij sa herë largohej, ndërsa dritarja e dhomës përdorej si dalje sekrete nga Sajita që ajo të shpëtonte natën nga burgosja e saj.

Mediat vendase thonë se Sajitha kalonte kohën duke parë një televizor të vogël me kufje në vesh.

Kur Sajita ishte zhdukur një dekadë më parë, policia kishte nisur një hetim por që përfundoi shpejt pa rezultate.

Në fillim të këtij viti Rahman e Sajita vendosën të jetonin në një shtëpi të tyren, pa i thënë askujt.

Por prindërit e tij denoncuan zhdukjen e të birit dhe kjo solli zbulimin e Rahman nga autoritetet.

Ata e zbuluan atë në qytezën fqinje të Nenmara dhe kur e morën në pyetje bashkë me Sajita, treguan sesi ishin vendosur në shtëpinë e tyre pas 11 vjet jete klandestine.

Kreu lokal i policisë Deepa Kumar tha se Sajita e Rehman kishin mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë pasi i përkisnin besimeve të ndryshme fetare.

“Kjo histori është shumë e pazakontë, por dyshja u dërgua në shtëpinë e Rehman dhe aty na treguan sesi Sajita kishte jetuar fshehtësisht për kaq shumë vjet”, tha ai.

Sipas raportimeve çifti më vonë kishin marrë lejen nga gjykata  për të jetuar së bashku