Maqedoni

Nga 1 shkurti e gjithë administrata të kthehet në punë

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë propozon që më një shkurt e gjithë administrate të kthehet në punë, të mos ketë më rotacione. Megjithatë Qeveria nuk sjell vendim për këtë, por iu rekomandon institucioneve në momentin që do të ketë mendim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, kështu tha sot zëdhënësi I Qeverisë, Muhamet Hoxha sipas të cilit në mbledhjen e djeshme të qeverisë nuk është diskutuar në këtë temë për shkak se akoma nuk ka mendim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

The post Nga 1 shkurti e gjithë administrata të kthehet në punë appeared first on Alsat.