Maqedoni

Neziri: Me shtyrjen e regjistrimit, Maqedonia dëshmoi se shteti ligjor nuk funksionon

Analisti politik Xhelal Neziri në “Rruga dr

Analisti politik Xhelal Neziri në “Rruga drejt…” tha se shtyrje  regjistrimit edhe një herë nxori në pah se në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk funksionon shteti ligjor, që është edhe një nga vërejtjet më të mëdha të nënvizuara në raportin e Komisionit Evropian. Neziri madje përkujtoi se edhe në vitin 2011 regjistrimi u anulua me marrëveshje mes dy liderëve, pas çka për këtë rast u hap edhe procedurë gjyqësore.

– Advertisment –

Ajo që bëjnë partitë politike është punë e tyre, të bëjnë sulme dhe kundërsulme, por ajo që është e rëndësishme, është që vendi duhet të ndjek dhe të respektoj ligjin. Pasi ajo që merret si kritikë në çdo raport të Komisionit Evropian, është shteti ligjor, mungesa e shtetit ligjorë dhe pandëshkueshmëria e atyre që janë bartës ose të fuqishëm. Dhe ne në këtë rast me takimin e liderëve Zaev Mickovski dhe me tentimin për të shty regjistrimin ne çfarë bëjmë? Maqedonia e Veriut dëshmon se nuk ka shtet ligjor dhe në fakt në anën tjetër do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet, pasi opozita paralajmëroi se do ta ngrejë çështjen në prokurori, të shohim nëse do të ketë pandëshkueshëmri ose jo. Ne e dimë se në vitin 2011 u hap një rast për shkak se regjistrimi u shty me marrëveshje të dy liderëve politik. Dhe tani ndodhi një situatë e njëjtë, dhe të shohim se si do të rrjedhin në instancat gjyqësore këto procese”, deklaroi Xhelal Neziri, analsit politik.