Sport

Neymari e kalon Ronaldon për gola të shënuara me fanellën e Brazilit

Neymar e ka kaluar Ronaldon dhe është ngjitur në pozitën e dytë në listën e shënuesve më të mirë në histori të Brazilit, pas tre golave që i shënoi në fitoren 4:2 ndaj Perusë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022, raporton agjencia Reuters.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka 64 gola me fanellën e Brazilit, dy më tepër se Ronaldo, ndërsa është 13 prapa Peles, që kryeson në listën e shënuesve më të mirë të Brazilit bazuar në llogaritë e FIFA-s.

Seleksionuesi i Brazilit, Tite, nuk ka dashur të krahasojë Neymarin me legjendat.

“Është e padrejtë të bëhen krahasime. Por mund të them se Neymar e ka paparashikueshmërinë. Ai është harku dhe shigjeta, është lojtar që krijon dhe realizon rastet. Po përmirësohet vazhdimisht”, ka thënë Tite.

Neymar ka debutuar me Brazilin në vitin 2010 dhe i ka zhvilluar deri më tash 103 ndeshje me përfaqësuesen. Pasi theu rekordin ai mbajti lartë në dorë fanellën me numër nëntë, në një nderim për legjendën braziliane Ronaldo.

Neymari e kalon Ronaldon për gola të shënuara me fanellën e Brazilit