Sport

Neymar mungon për PSG-në deri në janar

Superylli i Paris Saint-Germain-it (PSG), Neyma

Superylli i Paris Saint-Germain-it (PSG), Neymar, pritet të kthehet në lojë në janar, pas Vitit të Ri, njoftoi klubi francez, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë, gjiganti francez i futbollit tha se pas një ndrydhjeje të kyçit të majtë, Neymar po merr trajtim dhe klubi parashikon që 28 vjeçari të kthehet për të luajtur në janar.

Neymar u dëmtua në një ndeshje në shtëpi kundër Olympique Lyon-it fundjavën e kaluar dhe dukshëm përjetoi dhimbje gjersa u largua nga fusha me barelë.

Deri më tani këtë sezon, Neymar ka shënuar nëntë gola dhe pesë asistime në 12 paraqitje. /Insajderi.com