Sport

Neymar: I gatshëm të vdes në fushë për ta mposhtur Manchester City-n

Sulmuesi brazilian, Neymar Jr.

Sulmuesi brazilian, Neymar Jr., ka thënë se do të bëjë gjithçka edhe në qoftë se duhet të” vdes në fushë”, për t’i ndihmuar skuadrës së vet, Paris Saint-Germain, për ta mposhtur Manchester City-n, përcjell Insajderi.

Ai tha se “Unë jam në vijën e frontit dhe do të jem luftëtari i parë që i futet betejës për ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta arritur finalen, edhe në qoftë se duhet të vdes në fushë”.

Skuadra franceze, pësoi humbje 2:1 kundër City në “Parc des Princes”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Por, sulmuesi ka ende shpresa të mëdha se kampioni francez mund ta arrijë finalen e dytë radhazi në ndeshjen kthyese.

“Ndeshja e parë kundër Manchester City ishte shumë e vështirë, por ne duhet të besojmë, pavarësisht se çfarë thonë statistikat dhe përqindja e mundësive tona për të fituar”, shtoi ai./Insajderi.com