Lajme

Netanyahu nominohet për formimin e Qeverisë në Izrael

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, e ka nominu

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, e ka nominuar kryeministrin Benjamin Netanyahu që të tentojë për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura më 23 mars, transmeton Insajderi.

Megjithatë, ai ka shprehur dyshimet e tij që ndonjë kandidat do të mund të krijojë koalicion të shumicës.

“Kam marrë vendim, në bazë të numrit të rekomandimeve (nga ligjvënësit) se Benjamin Netanyahu ka pak më shumë mundësi për të formuar qeverinë”, ka thënë presidenti Rivlin.

I pari i Izraelit ka theksuar se bisedimet me përfaqësuesit e partive e kanë bërë të kuptojë se “asnjë kandidat nuk ka mundësi reale”, për shumicë absolute parlamentare.

Netanyahu, kryeministri që ka shërbyer në një periudhë më të gjatë në këtë pozitë në Izrael, do të ketë të paktën 28 ditë për të negociuar marrëveshje për koalicion.

Zgjedhjet e mbajtura në pjesën e dytë të muajit mars në Izrael, janë të katërtat të mbajtura në dy vjet. /Insajderi.com