Sport

Nesër përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Ministrja e Kulturës, ka treguar se të premten

Ministrja e Kulturës, ka treguar se të premten do të përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit.

Vokrri është ikona e futbollit shqiptar, si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, kishte arritur ta anëtarësojë Kosovën në UEFA DHE FIFA.

Më 23 korrik, Vokrri shënon datën e lindjes së tij.

Të pranishëm pritet te jënë kryeministri, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit, ka kumtuar MKRS.

FFK-ja do të  organizojë një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë. /Insajderi.com