Maqedoni

Nesër nis vaksinimi i qytetarëve nën moshën 75 vjeçe

Qeveria po përgatit fushatë për t’i nxitur qyte

Qeveria po përgatit fushatë për t’i nxitur qytetarët të vaksinohen kundër Kovid19 dhe mbi rëndësinë e imunizimit. Deri më tani 155 mijë qytetarë kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar, që është numër i ulët krahasuar me numrin e popullatës. Ministri i Shëndetësisë pret që interesimi i qytetarëve të rritet kur të mbërrijë një sasi më e madhe e vaksinave në vend.

– Advertisment –

Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen. Besoj se si do të arrijnë informacionet për arritjen e vaksinave, ashtu dhe do të ndryshojë pasqyra e gjendjes”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Deri më sot janë vaksinuar rreth 30 mijë qytetarë. Deri në fund të ditës në arenën A1 në Shkup pritet të përfundojë imunizimi i kategorive më të rrezikuara të qytetarëve për t’u infektuar me Kovid19.

Nga nesër fillon vaksinimi i qytetarëve nën 75 vjeç të cilët janë paraqitur për vaksinim përmes mjekut amë ose përmes rrugës elektronike. Ata do të marrin termine. Ky proces do të zhvillohet fillimisht në Shkup sepse këtu është presioni më i madh. Kjo do të thotë se të gjithë 73 dhe 74 vjeçarët e paraqitur, periudhës që vjen do të vaksinohen”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Qytetarët nën 75 vjeç, të cilat do vaksinohen nga dita e nesërme në A1 arenën, në dispozicion do t’i kenë vaksinat e mbetura nga Sputnik V, AstraZeneca dhe ato kineze, të cilat mbërritën si donacion. Më 19 dhe 26 prill pritet të arrijnë nga 10 mijë doza Pfizer, ndërkaq deri në fund të muajit priten edhe shumë vaksina të tjera nga prodhues të ndryshëm.

Vjollca Aliti