Sport

Nesër ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League

Gjysmëfinalet e UEFA Ligës së Evropës në futbol

Gjysmëfinalet e UEFA Ligës së Evropës në futboll do të fillojnë me ndeshjet e para nesër, njofton Insajderi.

Klubi anglez Manchester United do të presë klubin italian Roma në stadiumin “Old Trafford” në Manchester.

Ndërkohë ekipi tjetër anglez Arsenal do të përballet në Spanjë me Villarrealin në “Estadio de la Ceramica”.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 19:00. Ndeshja e kthimit të këtyre ballafaqimeve do të zhvillohen më 6 maj.

Finalja e Ligës së Evropës 2021 do të zhvillohet në Gdansk të Polonisë më 26 maj.

Në këtë stadium janë luajtur 4 ndeshje gjatë Kampionatit Evropian 2012, tri ndeshje në grupe dhe një çerekfinale e Kampionatit Evropian të futbollit 2012 të bashkë-organizuar nga Polonia dhe Ukraina. /Insajderi.com