Lajme

Nesër mos dilni nga shtëpia pa çadër, tetori ikën me shi

Duke nisur nga e enjtja e 31 tetorit mos harron

Duke nisur nga e enjtja e 31 tetorit mos harroni të merrni me vete çadrat dhe të visheni ngrohtë. Shirat do të nisin ditën e fundit të muajit duke sjellë zyrtarisht vjeshtën.

Reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, por nuk do të jenë intensive.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat të ulen duke iu afruar vlerave normale të stinës. Vlerat minimale do të jenë deri në 3 gradë celcius ndërsa maksimalet deri në 24 gradë.

Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Pas të premtes reshjet e shiut do të ndërpriten, temperaturat do të njohin rritje duke sjellë sërish ditët e ngrohta.


Etiketa: , ,