Maqedoni

Nesër fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë Veriore, 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

1 tetori do të shënojë edhe zyrtarisht fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21 në Maqedoninë Veriore, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me COVID-19.

Një ditë para fillimit të mësimit, ministrja Milla Carvoska tha se ky vit do të jetë përplot me sfida prandaj, si kurrë më parë kërkoi mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve në arsim.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Carovska tha se mësimi me prezencë fizike do t’u lejohet 600 shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që pjesa tjetër do ta ndjekë mësimin nga distanca.

“Ne duhet të krijojmë më shumë qetësi në këtë proces, të japim mbështetje, sepse çdo stres shtesë do të na çojë drejt një perceptimi dhe ankthi të gabuar tek të dashurit – fëmijët. Kjo është një situatë kur po ballafaqohemi me risi. Çdo ndryshim është i vështirë. Digjitalizimi është një përfitim për shoqërinë, dhe mësuesit tanë kur nuk ka koronavirus do të kenë aftësi digjitale. Unë nuk shoh arsye për të mos pasur një vit të suksesshëm shkollor”, tha Carovska.

Për shkak problemeve të vazhdueshme me platformën kombëtare për mësim nga distanca, mësimi online do të fillojë përkohësisht në “Microsoft Teams”.

Mësimin nga distanca pritet ta ndjekin 260 mijë nxënës dhe 25 mijë mësimdhënës, ndërsa rreth 40 mijë nxënës mbeten jashtë mësimit online për shkak se nuk kanë pajisjet e duhura.