Lajme

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari Genc Bukoshi është 31-vjeçar.

Ai dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia ka kërkuar nga kushdo që e sheh të dyshuarin, të telefonojë në numrin 192-080019999, i cili është pa pagesë.