Maqedoni

Nëntë viktima dhe 722 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.701 teste të kryera janë regjistruar 722 raste të reja me Covid-19, respektivisht incidencë prej 20%. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 186 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 106.832 raste, prej të cilëve 94.461 janë shëruar, kurse 3.185 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.186 raste aktive.

The post Nëntë viktima dhe 722 raste të reja me Covid-19 appeared first on Alsat.