Maqedoni

Nënkryetarja e Senatit francez, Konve-Mure në Shkup

Nënkryetarja e Senatit të Francës, Elen Konve-Mure, nesër vjen në Shkup në takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesit e trupave kuvendorë dhe të grupeve të deputetëve.

Vizita e Konve-Mure, siç theksohet në kumtesën e paralajmëruar nga Ambasada e Francës e reflekton përforcimin e këmbimeve parlamentare të Maqedonisë së Veriut dhe Francës në perspektivën e rrugës evropiane të vendit i cili mbetet tërësisht aktual.

“Kjo vizitë, që realizohet në suaza të strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor i riafirmon marrëdhëniet e besimit dhe miqësisë mes Senatit francez dhe Kuvendit të Maqedonisë, si dhe ndaj qytetarëve në tërësi”, thuhet në kumtesë.

Senatorja Konve-Mure e cila ka marrë pjesë në përgatitjen e Propozim-ligjit për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, që muajin e kaluar në lexim të parë kaloi në Senatin e Francës dhe pritet së shpejti të miratohet në Asamblenë kombëtare, do të takohet edhe me nënkryetarin e Kuvendit Goran Misovski, me grupin e deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin francez dhe me kryetarët e komisioneve kuvendore për mbrojtje dhe siguri, për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane, Hari Lokvenec, Antonio Milloshoski dhe Artan Grubi.

Loading…