Lajme

Nënkryetari i Gjilanit: Këto masa nuk mund ta ruajnë shëndetin e qytetarëve

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se masat e ndërmarra sot nga Komiteti për parandalimin e pandemisë, nuk mund ta ruajnë shëndetin e qytetarëve.

“Këto masa nuk mund ta ruajnë shëndetin e qytetarëve. Qytetarët janë shumë të bindur t’i kontribuojnë këtij procesi duke respektuar masat primare, por jo edhe duke ia vështirësuar jetën që edhe ashtu e kanë të mbushur përplot mllef nga gjendja e rënduar ekonomike. Të reflektojmë bashkërisht përpara se të reflektojë ndonjë revoltë qytetare”, ka thënë Ismajli. Masat, sipas tij, po dëmtojnë rëndë jetën publike, institucionale e ekonomike.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Tutje, ai ka komentuar edhe ndikimin e këtyre masave në sektorin e gastronomisë.

“Masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Republikës, po e dëmtojnë rëndë jetën publike, institucionale dhe veçanërisht atë ekonomike. Kufizimi i punës për gastronomët nuk është asgjë tjetër, përveçse, kufizim i gjendjës ekonomike të punëtorëve, por edhe vetë ekzistencës së këtyre bizneseve”, ka shtuar nënkryetari i Gjilanit.