Lajme

Nënkryetari i AAK’së: Kosova të kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi i dialogut

Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas deklaratës së Miroslav Lajçak se Kosova duhet ta ndryshojë kushtetutën në mënyrë që të formohet Asociacioni pasi ajo nuk është ‘Bibël’.

Nitaj ka thënë se Kosova duhet të kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi pas kësaj deklarate.

“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e një gjyqtarit nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka thënë Nitaj.

Pas kësaj deklarate të Lajçakut ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke e quajtur të papranueshme ndërrimin e Kushtetutës për Asociacionin e komunave me shumcië serbe.

Së fundit kryediplomatja Haradinaj-Stubllka e ka akuzuar Lajçakun se po dëshiron ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve me deklaratën për ndryshim të kushtetutës së Kosovës.