Kosovë

Nënkryetari i AAK-së për kërcënimet e Vuçiqit: Ilaç është veç taksa 100%

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj pas kërcënimeve nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së taksës ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ky vend.

“Qeveria e Kosovës duhet me urgjence te shqyrtoje mundësinë e rivendosjes së taksës, ndaj të gjitha produkteve të Serbisë, nëse deklarimet publike – kërcënuese dhe luftënxitëse të krerëve të Serbisë vazhdojnë ndaj Kosovës”, shkroi Nitaj në rrjetin social Facebook.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai tutje ka thënë se nëse Serbia vazhdon ta kultivojë frymën destabilizuese dhe kërcënon me luftë Kosovën, duhet që paraprakisht të njoftohet zyrtarisht edhe SHBA-ja, BE-ja dhe NATO se Kosova seriozisht po e shqyrton mundësinë e rikthimit të taksës.