Showbiz

Nënë për herë të dytë, Tuna publikon pamjet nga festa gjigante për zbulimin e gjinisë së bebushit

Këngëtarja e njohur Tuna e mbajti të fshehtë sh

Këngëtarja e njohur Tuna e mbajti të fshehtë shtatzëninë për plot nëntë muaj, ndërsa dy ditë më parë ajo zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Përmes postimeve në rrjetet sociale ajo zbuloi se ishte bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.



“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna përkrah fotove.

Ndërsa, së fundmi ajo ka publikuar një video kur ka zbuluar gjininë e fëmijës pranë njerëzve të afërt e mikesha të saj. Në video këngëtarja shfaqet përkrah djalit të saj, Tianit, duke pritur me padurim për të zbuluar gjininë e bebushit. Një avion që fluturonte në qiell ka zbuluar më pas se ajo do të bëhej sërish nënë e një djali.

Ajo që bie në sy është se Patris Berisha nuk shihet askund në videon e Tunës, duke nxitur kështu komente të shumta në rrjet.

https://www.instagram.com/tv/COvi3aWjSph/?utm_source=ig_web_copy_link