Lajme

Nëna mbyll fëmijët e mitur në banes, shkon në hotel me të dashurin

Një nënë e re e divorcuar, për të shkuar n

Një nënë e re e divorcuar, për të shkuar në hotel me të dashurin e saj të ri, vendosi që fëmijët e saj të mitur t’i mbyllte vetëm në banesë.

Fëmijët, 5 dhe 3 vjeç, ishim mbyllur në dhomën e gjumit, ndërsa brenda saj nëna u kishte lënë një kovë, një letër higjienike, dhe një qese plastike të mbushur me ushqime të thata.

Alarmi ishte ngritur nga babai i tyre, i cili kishte lajmëruar oficerët e policisë. Pas mbërritjes në banesë, ata kanë gjetur fëmijët duke qarë dhe duke thënë se “nëna na la sërish vetëm”.

34-vjeçarja britanike, emri i së cilës nuk është bërë publike, dëshmoi në polici se ajo kishte kërkuar nga motra e saj për t’i mbajtur fëmijët, por në pamundësi të saj kishte gjetur këtë rrugëdalje.

Gjykata e shpalli fajtore duke e dënuar me 18 muaj burg, të konvertuar më pas me shërbim prove, shkruan Mirror.


Etiketa: ,